Tirana kursen më shumë para në bankat e nivelit të dytë


15:30 | 03/01/2018

Shqiptarët renditet si vendi me përqindje të lartë për depozitat e parave në bankat e nivelit të dytë, krahasuar me rajonin si, edhe me një pjesë të vendeve të BE. Tirana kryeson e ndejekur nga Vlora, e më pas radhiten, Durrësi, Kroça dhe Elbasani.

Tirana është qyteti ku individët arrijnë të kursejnë dhe të kanë më shumë pasuri të vendosur si depozita nëpër bankat e nivelit të dytë në vend. Revista Ekonomike “Monitor” ka përpunuar të dhënat e Bankës së Shqipërisë për depozitat sipas qarqeve në raport me popullsinë, të publikuar nga INSTAT.
Të dhënat e kursimeve janë të disponueshme për Tiranën, Durrësin, Vlorën, Elbasanin, Fierin, Korçën, Shkodrën, Lezhën.
Individët në kryeqytet kanë gjithsej në banka në lekë e valutë rreth 319 miliardë lekë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ose 67% të totalit të depozitave që ka kryeqyteti.

Me një popullsi prej 862 mijë banorësh, çdo banor ka një kursim në bankë prej 370 mijë lekësh. Gjithashtu, Tirana është edhe qyteti që ka nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë në vend, sipas INSTAT, me 679 mijë lekë në vit.Në vend të dytë për nga kursimet për frymë, me 361 mijë lekë pothuajse sa kryeqyteti, është Vlora, qyteti që ka lidhje me emigracionin, por është edhe bazë e trafiqeve të jashtëligjshme një pjesë e të ardhurave të secilës depozitohen si kursime. Të tretët në renditje janë banorët e Durrësit, ku një rol të rëndësishëm luan edhe emigracioni. Qytetarët durrsakë kanë rreth 260 mijë lekë depozita për frymë.
Të katërtët janë korçarët me 226 mijë lekë për frymë dhe në vend të pestë Elbasani, me 193 mijë lekë.

Vitet e fundit, depozitat e individëve janë ulur për shkak të normave të pafavorshme të interesit. Në krahasim me nëntorin e vitit 2011, kursimet me afat të rezidentëve kanë rënë me 94 miliardë lekë, ose gati 690 milionë euro. Pavarësisht rënies, Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet në zhvillim me nivelin më të lartë të kursimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, ku gjysmat e kursimeve janë në monedhën e përbashkët. Për nga niveli i depozitave me 67%, Shqipëria i afrohet edhe vendeve të zhvilluara të Europës Perëndimore, ku p.sh, Italia dhe Franca e kanë këtë tregues midis 70 dhe 80%. Grekët janë më kursimtarë, me rreth 93% depozita, ndërsa Kosova ka nivelin më të ulët me depozitave me vetëm 32%./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono