Tirana humbet në Serbi ndeshjen e regbisë


08:18 | 16/04/2018

Mbremjen e së dielës ekipi i regbisë së Tiranës ka humbur përballe atij Radnickit të Nishit të Serbisë. Ndeshja u zhvillua nën masa ë forta sigurie për të shmangur çdo incident me sfond nacionalist. 

Regbi në mes të Radnickit të Nishit të Serbisë dhe Tiranës. Masat e sigurisë ishin të mëdha për rreth stadiumit. Por, gjithçka kaloi pa incidente. Sportistët thonë se u tregua kultura e këtij sporti, i cili ngelet ndër të vetmit, ku politika përfshihet rrallë. Tirana humbi 38 me zero kundër nikoqirëve.

Sportistët shqiptarë ngelën të kënaqur.

Përfaqësuesit e klubit serb thanë se u zhvillua një ndeshje e mirë dhe miqësia do të vazhdoj edhe në garat e tjera të Ligës Ballkanike.

Llazar Zhivkoviç, trajner i klubit Radnicki nga Nishi:Ndeshja u konsiderua e rrezikut të lartë, por masat janë parandaluese dhe jemi të lumtur që përkundër pjesëmarrjes së njerëzve nuk ndodhi asnjë incident”.

Si në çdo ndeshje të këtij niveli, biletat u shitën me karta të identitetit, por kësaj radhe nuk pati as parulla kundër e as incidente./abcnews.al

Gazetar: Idro Seferi


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono