Tirana feston 99-vjetorin e shpalljes kryeqytet i Shqipërisë

16:21 | 11/02/2019

Tirana sipas kryebashkiakut Erion Veliaj është kryeqyteti modern dhe i denjë i të gjithë shqiptarëve. Gjatë ceremonisë festive me rastin e 99-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë, Veliaj tha se puna për zhvillimin e saj nuk ndalet.

Bashkia organizoi një sërë aktivitesh në përkujtim të çasteve më të rëndësishme të historisë dhe promovimit të vlerave të Tiranës si kryeqendër e të gjithë shqiptarëve.

“Kongresi i Lushnjës njihet si Kongresi i Shpëtimit, por jam i bindur se mund të cilësohet edhe si Kongresi i Zhvillimit të shtetit dhe të kryeqytetit shqiptar. Tirana është sot kryeqyteti i denjë, modern, metropolitan i Shqipërisë, pavarësisht se ende nuk është perfekt.”

Tirana është kryeqendra ekonomike e Shqipërisë pasi gjeneron 50% të GDP-së të të gjithë vendit ndaj kryebashkiaku thotë se krahas nderimit të së shkuarës është e rëndësishme ajo që programojmë për të ardhmen.

“Në mandatin tjetër do të fokusohemi që t’i japim më shumë zë ekonomisë. Kemi aplikuar tashmë për një zonë të lirë ekonomike pranë Kasharit, ku të sigurohemi që hapim një segmenet tjetër siç është segmenti i rrugës së Rinasit, ku është gjithë pjesa industriale, të hapim një pjesë tjetër nga Kombinati në Kashar ku të shtojmë akoma më shumë punësimin në qytetin e Tiranës”.

Në fund të ceremonisë, kreu i bashkisë në shenjë mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë në punët e qytetit në këto dekadat e fundit, ka vlerësuar me titullin “Simbol i Qytetit” edhe dy nga punonjësit më të vjetër të Bashkisë së Tiranës, Gjergj Papavasilin dhe Valter Gjonin, respektivisht me 38 dhe 35 vite punë pa ndërprerje./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono