Tirana dhe Skënderbeu me mungesa të mëdha të shtunën

20:50 | 02/05/2019

Tirana do të pres të shtunën në “Selman Stermasi” skuadrën e Skënderbeut. Të dyja klubet kanë mungesa të mëdha në prag të këtij dueli. Një sfidë shumë delikate për të dyja skuadrat, por kryesisht për Tiranën mbetet përplasja e kësaj fundjave me Skënderbeun.

Duhen me patjetër 3 pikët për të mos komplikuar edhe më shumë çështjen e mbijetesës edhe pse Mema nuk mund ta ketë të gjithë kontigjentin e lojtarëve në dispozicion. Kapiteni Erando Karabeci ende nuk dihet nëse do t’ia dalë të jetë i gatshëm për takimin ndaj korçarëve, si pasojë e një dëmtimi në gju. Ndërkohë, në dyshim mbetet prania e Eni Imamit. Edhe mbrojtësi mungoi në takimin e fundit, megjithatë është në luftë me kohën për të qenë i gatshëm. Nga ana tjetër tashmë mungon prej disa javësh Dorian Kërçiku. Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim në gju dhe nuk pritet të jetë as këtë ndeshje pranë skuadrës. Ndërkaq, rikthehet për këtë takim sulmuesi Majkëll Ngo pas shlyerjes së dënimit me skualifikim.

Probleme lojtarësh ndërkaq edhe në kampin kundërshtar te Skënderbeu. Trajneri Orges Shehi nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë me shumë peshë, kapitenin Marco Radas dhe mesfushorin Bruno Dita. Të dy lojtarët kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe do të jenë dy mungesat e mëdha të bardhekuqve në sfidën ndaj bardhebluve./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono