Tiago Silva ironizon me Lionel Messin

23:45 | 08/07/201923:450

Mbrojtësi i Brazilit Tiago Silva ka ironizuar me Lionel Messin pas fitores në kupën e Amerikës. Referuar fjalëve të Messit që trofeu ishte programuar për ta fituar vendi organizator Brazili, Thiago Silva i kujtoi argjentinasit përmbysjen e madhe që bëri Barcelona ndaj Paris Saint Germain në Champions League në vitin 2017.

“Është e vështirë për ne futbollistët që të komentojmë, sepse nganjëherë, kur ka një disfatë, ne përpiqemi t’i gjejmë shkaqet e humbjes tek të tjerët. Ne mendojmë se Messi pati ndikim te gjyqtari në ndeshjen që PSG humbi 6-1 ndaj Barcelonës, por ne nuk thamë asgjë, nuk ia faturuam disfatën arbitrit. Mendoj se ne duhet ta respektojmë historinë. Nuk mendoj se 5 yet në fanellë (që tregojnë 5 kupat e botës të fituara nga Brazili) janë rastësisht aty. Të gjitha këto janë rezultatet e lojës së mirë në fushë. Çfarë tjetër?”, tha mbrojtësi Brazilian.

Në të njëjtën linjë me Silvën ishte edhe mbrojtësi tjetër Markuinhos./ABC News Albania 24/7

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono