Thyerja e përmendores së minoritarit, Doda: E përgëzoj si veprim

20:50 | 04/12/2018

Të hënën në Finiq u dëmtua një përmendore e një prijësi të një minoriteti në zonë. Për Mesila Dodën ata që e kanë kryer këtë veprim duhen përgëzuar. Ajo tha në “Provokacija” se Thimio Loli ka masakruar popullsinë çame.

“Ka qenë një dokumentar i Marin Memës, i cili nxorri të gjithë të vërtetën për këtë person që jo vetëm kishte vrarë dhe masakruar shqiptarë në 1914, por më pas i futur në bandat zerviste kishte masakruar popullsinë çame. Pra një person me tërbim antishqiptar që i është ngritur një përmendore në vendin tonë. Kanë qenë edhe deputetë që kanë qenë të pranishëm aty atë ditë, për turpin e tyre dhe të qeverisë që përfaqësonin. Por ajo që mua më bën çudi është tendenca për t’i quajtur sikur janë normalitete për t’i harruar fakte të tilla. Dikush e ka thyer këtë përmendore dhe unë e përgëzoj shumë si veprim. E quaj veprimin më të mirë dhe të drejtë për të bërë në këto kushte sepse në asnjë mënyrë nuk mund të pranosh një person që është përfshirë drejtpërdrejtë nga akte genocidiale dhe të spastrimit etnik. Të lejohet sikur është hero në këtë vend”.

Sipas saj duhej që në fillim që të mos vendosej një monument i tillë pasi duhej parë biografia e tij dhe aktet e veprat e caktuara që ai ka kryer. Për rastin në fjalë policia ka ngritur një hetim për të zbuluar autorët dhe shkaqet./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono