Thomas Hunziker çel ekspozitën “Laborator”

21:44 | 09/02/2019

Artisti bashkëkohor Thomas Hunziker prezanton ciklin e grafikave dhe instalacionit skulpturor në ekspozitën “Laborator”. Artisti në kërkimin e tij si në skulpturë realiste dhe në abstraksion ka në qendër njeriun dhe natyrën.

Artisti zvicerian, Thomas Hunziker, është një skulptor me formim klasik, i cili prej 3 vitesh jeton në Shqipëri, por ai na thotë se vitet e fundit është thelluar drejt kërkimeve të tij abstarkte.

Në qendër të krijmtarisë, ai pozicionon natyrën dhe njeriun, i cili përshfaqet edhe në këto punime. Në qoftë se në realizimin skulpturës klasike, ai kërkon përsosmërinë, ndikuar edhe nga Mikelanxhelo, tek abstraksioni ai nuk e parashikon formën, por e lë në dorë të rastësisë.

Kuratori Gent Gjikola shpjegon se kjo ekspozitë është e ndarë në një cikël grafikash dhe një instalacioni skulpturor. Por rëndësi për të ka edhe qendra e ekspozitës që është studio e  artistit gjatë kërkimit të tij drejt formës, e cila është domethënëse për të.

Artisti bashkëkohor edhe procesin e ekspozimit të veprave e ka test, pasi veprat, të cilat nuk i duken se përmbushin qëllimin e formës ai i riciklon. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në galerinë “FAB” për një javë./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono



TE FUNDIT