Thellohet lufta tregtare, Kina paralajmëron SHBA-në

22:24 | 23/08/201922:240

Lufta e tarifave tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës ka ndërruar kah. Këtë herë ka qenë Pekini që ka njoftuar vendosjen e një tarife prej 10 për qind për produktet amerikane, duke shkaktuar reagimin personal të presidentit Trump, që ka premtuar marrjen e masave.

Njoftimi i Pekinit zyrtar për vendosjen e një tarife prej 10 për qind për produktet amerikane me vlerë 75 miliardë dollarë ka thelluar më tej luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Duke reaguar, presidenti amerikan Donald Trump është zotuar se do të marrë masa të ngjashme e të mëtejshme kundër produkteve kineze. Tarifat e reja të njoftuara nga Kina ishin një përgjigje ndaj planit të Trump për të taksuar me 10 për qind 300 miliardë dollarë mallra kineze.

Tregjet financiare amerikane ranë menjëherë pasi presidenti e postoi në Twitter planin e tij për t’iu përgjigjur Pekinit. Ai insistoi se kompanitë amerikane duhet të gjejnë një alternativë ndaj Kinës dhe ta kthejnë prodhimin në Shtetet e Bashkuara.

“Kompanitë e mëdha amerikane urdhërohen të nisin menjëherë kërkimet për një alternativë ndaj Kinës, përfshirë opsionin që të kthehen në shtëpi dhe t’i prodhojnë produktet e tyre në Amerikë”, tha Trump.

Tarifat e reja kineze do të variojnë nga 5 deri në 10 për qind dhe do të aplikohen mbi më shumë se 5 mijë mallra që vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Produktet e agrikulturës, nafta dhe pjesët e këmbimit për mjetet ajrore janë mes atyre që do të preken.

Gjithashtu, Pekini do të rikthejë një tarifë prej 25 për qind për makinat amerikane të importuara, të cilën e hoqi më herët gjatë vitit si shenjë e vullnetit të mirë teksa dy vendet përpiqeshin të negocionin një marrëveshje tregtare.

Prodhuesit amerikanë të automjeteve reaguan duke paralajmëruar se vendosja e taksës do të vërë në rrezik vendet e punës në fabrikat në Shtetet e Bashkuara./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono