“The Guardian”: Votimi i Maqedonisë për marrëveshjen me Greqinë, moment kyç për Ballkanin

12:44 | 15/10/201812:440

Gazeta prestigjoze britanike “The Guardian”, në një analizë të saj për situatën aktuale në Maqedoni, shkruan se deputetët pritet të votojnë për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, në një moment shumë të rëndësishëm për Ballkanin.

Me një votim që pritet të ketë pasoja në qëndrueshmërinë politike në vend, deputetët maqedonas pritet të vendosin nëse do pranojnë të ndryshojnë emrin në kuadër të marrëveshjes me Greqinë.
Kështu e nis analizën e saj prestigjozja The Guardian, e cila shton se kryeministri i vendit Zoran Zaev, ka ngecur në betejën e tij për të marrë mbështetjen e duhur. Dhe ajo që do të ndodhë do të jetë vendimtare për të. Janë vetëm dy mundësitë për kreun e ekzekutivit maqedonas, ose të marrë dy të tretat e votave në parlament për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës, ose të thërrasë zgjedhje të jashtëzakonshme.

Nëse deputetët maqedonas do të bien dakord për të ndërruar emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut, atëherë vendi do të afrohej në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Europian.
Zaev ka vendosur të ardhmen e tij politike në lojë me nënshkrimin e marrëveshjes me Athinën. Që kur republika shpalli pavarësinë 27 vjet më parë, Greqia pretendon se emri i saj është i lidhur me pretendime territorial. Por lideri socialdemokrat përballet me kundërshtime të forta nga nacionalistët në opozitë, në një momet që i duhen 80 vota nga 120 deputetë të parlamentit. Por koalicioni i tij qeverisës prej dy partish, ka vetëm 72 deputetë.

Zaev deklaron se do të thërrasë zgjedhje të jashtëzakonshme nëse dështon ratifikimi i marrëveshjes në parlament. Por situate në Shkup po ndiqet me shumë nervozizëm në Athinë, ku kryemistri grek Alexis Tsipras, përbalet gjithashtu me kundërshtime për sa i përket marrëveshjes, dhe nga partia e e vogël ANEL që është në koalicion me të. Dhe Greqia duhet të ratifikojë marrëveshjennë parlamentin e saj, nëse ajo miratoghet në Maqedoni fillimisht. Tsipras dhe Zaev u lavdëruan nga përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme në Bashkimin Europian Federika Mogerini. Kjo e fundit u shpreh se të dy liderët kanë shprehur kurajë duke firmosur marrëveshjen, pasi ky është një rast unik për pajtim në europën juglindore. Një rast që mund të mos vijë më për një kohë të gjatë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono