Thatësira në Fushë Kuqe, banorët mes lotësh: Në mesjetë

15:10 | 24/06/2019

 Në Fushë-Kuqe të Kurbinit banorët po vuajnë nga thatësira. Ata nuk kanë as ujë të pijshëm e madje as për vaditje.

Bimet në fusha po u thahen. Është koha kur bujqësia duhet të ishte në lulëzim, por këtu në Fushë Kuqe të Kurbinit, thatësira po i ndëshkon banorët.

Janë pesë fshatra të kësaj njësie adiministrative që duket se nuk do të marrin prodhim. Uji për vaditje mungon dhe pse sipërfaqe të tëra janë mbjellë me perime, misër apo grurë.

Sistemi i kanaleve është dëmtuar me parcelizimin e tokës, dhe bordet e kullimit nuk kanë ndërhyrë për të investuar në zonë.

“Ka 10 vjet, kanali kryesor, ala s’kanë fut eskavatorin”,

“Jo, ku e ke ujin?”

Në Fushë Kuqe mungesa e ujit për vaditje nuk është i vetmi problem. Prej disa ditësh banorëve po u mungon dhe uji i pijshëm.

“Në mesjetë kështu nuk bëhet, në mesjetë kështu nuk bëhet, na ra bretku”.

Ironike është fakti që nga Fushë Kuqja furnizohet Durrësi, kurse këtu as puset nuk po nxjerrin më ujë. Banorët duken të zënë në kurth dhe pak besojnë se situata do të ndryshojë për ta. /ABC news Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono