Thaçi: Tekat personale të asnjë lideri nuk guxojnë të lëndojnë marrëdhëniet me SHBA

20:29 | 19/01/2019

Hashim Thaçi e ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosoves, duke i kerkuar te reagoje përballë kërkesave amerikane dhe europiane për heqjen e takses ndaj mallrave serbe. Presidenti i Kosoves shprehet se tekat personale të asnjë lideri shtetëror nuk guxojnë të lëndojnë interesin shtetëror te Kosoves dhe atë strategjik të SHBA-së për vendin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kritikoi këmbënguljen e qeverisë për të mos lëshuar pe përballë kërkesave amerikane dhe evropiane për heqjen e tarifes 100% ndaj mallrave serbe.Në një postim në rrjetin facebook Thaçi kujton se suksesi historik i Kosovës do të ishte i pamundur pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tjerë perëndimorë.  Por përkrahja amerikane, sipas tij nuk mund të konsiderohet e pakushtëzuar në rast se ne bëjmë gabime që i vënë në pikëpyetje interesat dhe vlerat amerikane në Kosovë, rajon dhe Europë

“Teket personale të asnjë lideri shtetëror nuk guxojnë të lëndojnë interesin tonë shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së për Kosovën e më gjerë. Veprimet populiste nuk guxojnë të cenojnë vizionin dhe vendimet strategjike të Kosovës”.

Zhvillimet aktuale dhe disa nga veprimet e institucioneve shtetërore, shkruan Thaci “janë duke u përcjellë me shqetësim nga qeveria amerikane. Kjo situatë është për keqardhje. Prandaj, -vijon me tej ai- tani është momenti t’i respektojmë këshillat miqësore amerikane, të cilat synojnë fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe paqen e rajonit.

Cenimi i raporteve me SHBA-në, i kësaj aleance të shenjtë, paraqet fillimin e cenimit të shtetit tonë. Gjithashtu, as arroganca e treguar në raport me Bashkimin Evropian nuk e nderon shtetin dhe as nuk i bënë krenarë aleatët tanë dhe SHBA-në.Aleanca e Kosovës me SHBA-në peshon më shumë dhe është më e rëndësishme se interesi i kujtdo qoftë.

Më 21 Nëntor të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës vendosi një tarifë prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja si kundërpërgjigje ndaj fushatës agresive të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës. SHBA dhe BE kanë reaguar kundër kësaj tarife duke i kërkuar qeverise së Prishtinës heqjen e saj./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono