Thaçi takohet me zyrtarin e DASH: Kosova s’pranon ndarje

13:44 | 12/03/2018

Presidenti Hashim Thaçi pas një takimi me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell tha se Kosova nuk pranon asnjë plan për ndarje apo shkëmbim territoresh. Ndërsa zyrtari amerikan akuzoi Rusinë për rolin e saj destruktiv në Ballkan.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi priti në një takim ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell. Pas bisedës, ata dolën në një konferencë për shtyp të mbajtur në ambjentet e aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë. Gjatë fjalës së tij, Thaci bëri me dije se në takimin me zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit është zotuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë sipas asaj që parashikon kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

Hashim Thaçi, President i Kosovës: Më tej kreu i shtetit të Kosovës tha se Demarkacioni me Malin e Zi do të ratifikohet shumë shpejt në kuvend. Gjithashtu bëri me dije se diskutoi me zyrtarin e Administratës së presidentit Donald Trump lidhur me themelimin e ushtrisë së vendit. Të njëjtën gjë konfirmoi dhe Mitchell. “Folëm për ndryshimet kushtetuese dhe e theksova para presidentit se askush nuk ka të drejtë të vë veto mbi sigurinë e Kosovës”, u shpreh në konferencë ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike. Më tej ai mohoi raportimet e mediave serbe se ka ardhur me një plan për Kosovën të cilin do t’ia shpaloste presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Zyrtari amerikan akuzoi Rusinë se po luan një rol destruktiv në Ballkan duke shpërndarë dezinformata dhe duke dëmtuar institucionet demokratike. Ai tha se u është bërë e qartë rusëve se kjo nuk është në interesin e tyre dhe as në interesin e popujve të rajonit. Në fund edhe Mitchell bëri thirrje për miratimin e demarkacionit me Malin e Zi. Me vizitën në Kosovë, zyrtari i DASH nisi turin e vizitave të tij në Ballkan. Të martën ai do të udhëtojë për në Maqedoni, të mërkurën në Serbi dhe të Enjten do të vizitojë Greqinë. Ndërsa Shqipëria nuk figuron në agjendën e vizitave të zyrtarit të DASH. Ende nuk është dhënë një shpjegim për këtë seleksionim të ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike./abcnews.al

 





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono