Thaçi: Pas krijimit të ekipit negociator askush nuk mund të ankohet

18:39 | 25/12/2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh se ekipi negociator për dialog me Serbinë e ka legjitimitetin sepse është votuar në Kuvendin e Kosovës. I ftuar në emisionin Zona B, ai shtoi se vullneti i komunitetit ndërkombëtar është që të arrihet një marrëveshje midis dy vendeve dhe se Kosova nuk duhet të krijojë vështirësi në këtë proces.

“Unë e kam thënë të vërtetëtn në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë dhe para gjithë botës. Jo që bota nuk i di ato fakte, por vazhdon të heshtë për fat të keq. Unë nuk kam pse hezitoj. Asnjë borxh nuk ia kam Serbisë mos me ia thënë troç. Unë ndihem shumë krenar. Edhe para 20 vitesh kam qenë ushtar i UÇK-së me mundësitë e mia dhe të bashkëluftëtarëve të mi ajo është krenaria më e madhe e jetës sime dhe presidenti ka qenë në pjesën tjetër. Ne jemi fituesit. Ne nuk duam hakmarrje, por nuk harrojmë. Nderpojmë të kaluarën dhe në të njëjtën kohë duam të punojmë për të ardhmen. Presidenti i Kosovës do jetë në vendimmarrjen përfundimtare të përbashkët pavarësisht prej ndonjë kryenyçësie që mund të paraqitet sëbashku me SHBA-të, NATO-n dhe BE-në. Këtë rast unik ne nuk e humbim. Duhet ta shfrytëzojmë për atë marrveshje finale që Serbia ta njohë Kosovën dhe anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Delegacioni shtetëror i Kosovës ka autoritetin e vendimmarrjes. Nuk janë për të shkuar dhe vetëm me dëgju. Janë zgjedhur nga Kuvendi, duhet t’i përkrahim, besojmë dhe t’i shtyjmë përpara. Ata duhet të marrin vendime. Janë tema politike që kërkohet vendimmarrje, që duhet t’i japim mbështetje dhe le të kryejnë detyrën. I ka zgjedh Kuvendi, i kanë propozuar partnerët e koalicionit dhe opozita. Prandaj sot nuk mund të ankohet kërrkush nëse ka apo jo legjitimitet”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono