Thaçi: BE me standarte të dyfishta, shpërblen Serbinë

16:27 | 06/12/201916:270

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë një konferencë në Berlin të organizuar nga East-West Institute, kërkoi që partia fituese e zgjedhjeve në Kosovë, të fillojë me formimin e qeverisë. Thaçi tha gjithashtu se do të angazhohet për krijimin e unitetit politik në Kosovë për çështjet që lidhen me dialogun me Serbinë.

Thaçi tha se partia fituese në Kosovë, në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje duhet të fillojë me formimin e qeverisë së re. Ai premtoi se do të angazhohet për krijimin e unitetit politik në Kosovë për çështjet që ndërlidhen me dialogun me Serbinë, duke thënë se çdo proces me Serbinë do të trajtohet në nivel të dy shteteve sovrane dhe me konsensus politik në Kosovë.

Polarizimet nuk ndalen në sistem pluralist, por ka ardhur koha për një pako të prioriteteve në mes të pozitës dhe opozitës, që në këto çështje të mos ketë dallime, tha ai. Presidenti i Kosovës kritikoi gjithashtu Bashkimin Europian, duke vënë në dukje bllokimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe mos-hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Presidenti rikujtoi se në të njëjtën kohë Serbisë po i premtohet hapje e kapitujve të rinj për anëtarësimin në Bashkim Europian, ndërkohë që ky shtet vazhdimisht kërcënon me aleancën ruse.

Presidenti theksoi se po shohim se BE-ja ka standarde të dyfishta, ndërkohë që Kosova bllokohet në liberalizimin e vizave, Maqedonia e Veriut me Shqipërinë bllokohen në hapjen e negociatave ndërsa Serbisë i premtohet hapje e kapitujve të rinj.

“Shohim pra që ata që shpërblehen janë ata që shantazhojnë BE-në me raportin me Rusinë”, ka thënë ai./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono