Thaçi, Albright, Clinton dhe Haradinaj përshëndesin 20 vjetorin e lirisë së Kosovës

14:50 | 12/06/2019

Personalitete të shumta nga rajoni e bota morën pjesë në ceremoninë qendrore të shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Kështu u pritën nga qytetarët ish presidenti amerikan  Bill Clinton dhe sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright.

Duarktrokitje në shenjë falënderimi pati edhe për ish gjeneralin e NATO-s Wesley Clark.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka deklaruar se është nder i madh për të lidhja që ka me Kosovën.

Ai ka shtuar se duhet të jemi mirënjohës që në këtë rrugëtim të vështirë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike.

Çdo herë ka qenë dhe do të jetë nderi më i madh në jetën time, që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe ju jam shumë mirënjohës që jam sërish këtu me ju”, ka thënë Clinton. Para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet t’i bëni, jeni mirënjohës që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike, shkatërrimit. Merita për këtë i shkon qytetarëve të Kosovës të të gjitha etnive, të cilët kanë vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur”, u shpreh Clinton.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, tha se vendimi për të ndërhyrë në Kosovë, “ishte i drejtë”.

Aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë dhe më e rëndësishmja është se ia dolëm për arsye se kauza e jonë ishte e drejtë dhe për arsye të qytetarëve të Kosovës përtej të gjitha pyetjeve, praktikave dhe politikave”, tha Madeline Albright, ish-sekretare amerikane e shtetit.

Ndërsa zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit Mathew Palmer ka thënë se tashmë është koha për marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nuk munguan falënderimet e krerëve të shtetit për kontributin dhe rolin e këtyre personaliteteve para 20 vjetësh. Ndërsa kërkuan integrimin e Kosovës në BE dhe NATO.

Nga Shqipëria mungoi ish kryeministri Sali Berisha, ndërsa presidenti Meta e kryeministri Rama qëndronin indiferent ndaj njëri tjetrit.

Ndryshe gjatë ditës gjenerali Clark ka zhvilluar takime me presidentin Hashim Thaci dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se Kosova e meriton të jetë në NATO dhe BE./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono