Teuta blen ish-futbollistin e kombëtares Emiliano Vila

20:45 | 01/08/2019

Skuadra e Teutës nuk ndalet në merkaton e transferimeve. Durrsaket kanë nënshkruar me ish-futbollistin e kombëtares Emiljano Vila.Skuadra e Teutës nuk ndalet në merkaton e transferimeve. Dështimi në kupat e Evropës ka vendosur në lëvizje drejtuesit e klubit durrsak për të përforcuar skuadrën me elementë cilësorë. Emiljano Vila është futbollisti i fundit i bashkuar me Teutën.

“ZYRTARE: Emijano Vila rikthehet aty ku e filloj 🔵🔵 Ka firmosur sot pasdite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Emiljano Vila është përforcimi i rradhës për skuadrën durrsake. Mesfushori 31-vjeçari, luante që nga gushti i këtij viti, me Kerkyra. Pas hodhi firmën nën kontrate Vila është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”, njofton skuadra e Teutës.

Durrsakët janë një nga skuadrat me aktive në këtë merkato. Teuta ka nënshkruar edhe me futbollistë të tjerë si Arber Çyrbja, Orjan Xhemalaj, Xhonatan Lajthia, Arlind Kalaja, Aleksandër Kuro, Rustem Hoxha, Albano Aleksi, Darko Nikaç dhe Todorovski.

Priten ende disa afrime të tjera në radhët e skuadrës së teknikut Bledi Shkembi ndërkohë që pritshmëritë janë të larta për edicionin e ri./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono