Tërmeti, Voda bën bilancin: Po punohet për strehimin e 4000 qytetarëve

19:06 | 06/12/201919:060

Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda ka bërë një bilanc të punës së bërë deri tani për situatën pas goditjes së tërmetit.

Voda u shprehet se po punohet intensivisht për të siguruar që rreth 4000 qytetarët e akomoduar në strukturat hoteliere, tu garantohen të gjitha shërbimet e nevojshme. Konkretisht, pranë hoteleve jane evidentuar 679 persona nën moshen 18, prej të cilëve 204 fëmije 0-5 vjeç. Gjithashtu janë 454 pensioniste, 620 që vuajnë nga sëmundje kronike dhe 177 persona me aftësi ndryshe.

Gjithashtu ajo theksoi se po vijohet me inspektimin e banesave. Ajo shtoi se janë inspektuar mbin 1000 banesa në Durrës dhe mbi 2000 në Krujë. Po ashtu, Rovena Voda vuri në dukje se policia po punon për sistemimin e qytetarëve të pastrehë.

 

Deklarata:

Përshëndetje, vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës, bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA DISPEÇER

Deri në orën 17:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 505 (Tiranë – 221; Durrës – 241; Lezhë – 41; Elbasan – 1; Shkodër – 1).

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 434 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

Ndërkohë, kërkoj vëmendjen tuaj për një sqarim lidhur me sinjalistikën për shkallët e Vlerësimit të Dëmit në Banesa nga grupet e inspektim-vlerësimit në terren:

NGJYRA E GJELBËR tregon se objekti ka dëmtime të lehta dhe është i banueshëm.

NGJYRA E VERDHË tregon se objekti ka dëmtime mesatare dhe nuk është i banueshëm derisa të riparohet.

NGJYRA E KUQE tregon se objekti është në rrezik dhe se banorët duhet të evakuohen.

 

Për të gjitha objektet e klasifikuara me ngjyrën e kuqe do të ndërmerret një vlerësim më i specializuar për të përcaktuar nëse këto objekte do të shemben apo riparohen.

PUNA NË TERREN

 

  • Bashkia Durrës1267 Objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur;

 

  • Bashkia Krujë2267 Objekte të inspektuara, 819 të pabanueshme, 22 për t’u prishur;

 

  • Bashkia Shijak – 1637 Objekte të inspektuara, 901 të pabanueshme, 325 për t’u prishur;

 

Në rang qarku, 5171 objekte të inspektuara.

 

  • Të prishura gjithsej në Qarkun Durrës 33 objekte.

 

Lista e objekteve të prishura në Durrës, gjithsej 21 objekte:

1 objekt 2 katësh (lagjja Kënetë)

1 objekt 3 katësh (Rr. “Mujo Ulqinaku”)

3 ndërtesa 3-katësh (Lagjja “Kënetë”)

1 objekt 4-katësh (zona e plazhit, pas hotel “Koral”)

1 objekt 4-katës, në zonën e plazhit (Rrota e Kuqe)

1 objekt 4-katësh (Lagjja “Kënetë”)

1 objekt 5-katësh, hotel “Vila Verde” 1 objekt 6-katësh, në qytet Durrës

1 objekt 6-katësh hotel Gostivari, Durrës (me shpërthim të kontrolluar)

1 objekt në Durrës

1 objekt 5-katësh (Lagjja “Kënetë”)

1 objekt 5-katësh, (hotel “Lubjana”)

1 objekt 3-katësh në Shkozet (me shpërthim të kontrolluar)

1 objekt 2-katësh (ka qenë 5-katsh) në Lagjja “Kënetë”

1 objekt 5-katësh në Shkozet, (me shpërthim të kontrolluar)

1 objekt 4-katësh në Shkozet

1 objekt 3-katësh, Lagjja “Kënetë”

1 objekt 4-katësh, Lagjja “Kënetë”

1 objekt 4-katësh në “Ura e Dajlanit”

 

Lista e objekteve të prishura në Thumanë, gjithsej 10 objekte:

2 objekte 2-katëshe, qendër, Thumanë

7 objekte 5-katëshe, qendër Thumanë

1 objekt 2-katësh shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”

 

Lista e objekteve në fshat Bubq, Bashkia Krujë, gjithsej 2 objekte:

1 objekt 2 katësh, shkolla 9-vjecare;

1 objekt 3 katësh, në fshat Bubq.

AKOMODIMI

Në vijim të takimit të kryeministrit Edi Rama me përfaqësuesit e sipërmarrësve të ndërtimit në Durrës, ku u bë thirrje për investitorët, pallatet e të cilëve kanë pësuar dëmtime, që të marrin përsipër gjithë kontributin e tyre në mënyrë që qytetarëve t’u riparohen banesat dhe të futen sa më shpejt në shtëpi, deri ditën e djeshme janë 14 biznese, firma  private që kanë shprehur gatishmërinë për të filluar me riparimin e godinave që janë ndërtuar prej tyre.

Gjithashtu, po punohet intensivisht për të siguruar që rreth 4000 qytetarët e akomoduar në strukturat hoteliere, tu garantohen të gjitha shërbimet e nevojshme. Konkretisht, pranë hoteleve jane evidentuar 679 persona nën moshen 18, prej të cilëve 204 fëmije 0-5 vjeç. Gjithashtu janë 454 pensioniste, 620 që vuajnë nga sëmundje kronike dhe 177 persona me aftësi ndryshe.

VULLNETARËT

 

Vullnetarët e regjistruar deri tani në e-albania kanë dhënë ndihmën e tyre në çdo sektor që ka pasur nevojë.

 

Në bashkinë Durrës:

 

  • Në qendrën Dispeçer qëndrojnë në dispozicion të telefonatave të qytetarëve vullnetarë që punojnë turni parë 3 veta, turni dytë 3 veta dhe turni tretë 2 veta.
  • Në sportelet e hapura në bashkinë Durrës, në pritje të qytetarëve qëndrojnë 12 vullnetarë turni parë dhe 5-6 turni dytë.
  • Hedhja e të dhënave që mblidhen nga akt-konstatimet bëhet nga 4 vullnetarë.

 

Kampi Manzës:

 

  • 10 vullnetarë që shërbejnë në kampin e Manzës me dy turne ( turni parë 5 veta dhe turni dytë 5 veta )
  • Sot erdhën 20 vullnetarë nga Belshi, të cilët shpërndanë ndihma në ushqime dhe veshje kryesisht për fëmijë.

 

Në strukturat hoteliere :

 

  • Vullnetarët ofrojnë mbështetje psiko-sociale dhe argëtim për fëmijët që janë akomoduar në 5 hotele (Kolaveri, Bonita, AS, Pameba, Pishat e Buta)

 

Duke ju falënderuar edhe njëherë për bashkëpunimin dhe vëmendjen, ju uroj një natë të mirë e të qetë!

Faleminderit!/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono