Tërmeti rrit deficitin në buxhet me 10 miliard lekë, BSH: Turizmi, sektori më i prekur nga dëmet

16:54 | 13/02/202016:540

Ritja ekonomike gjate 2020 do të të jetë më e vogël e ndikuar direkt nga tërmeti i 26 nëntorit. Banka e Shqipërisë ka publikuar një analizë të efekteve dhe ku pritet të goditet ecuria ekonomike me rreth 0.6%.

Në raportin e politikës monetare për tremujorin e parë të këtij viti theksohet se është e vështirë të vlerësohet me saktësi se cila do të jetë  kohëzgjatja e efekteve të tërmetit. Ulja e rritjes ekonomike kombinon reduktimin e të ardhurave nga turizmi dhe ngadalësimin e shpenzimeve të konsumatorëve në kushtete rritjes së pasigurisë.

Turizmi në këto qarqe parashikohet të reduktohet për shkak të dëmtimit të strukturave përkatëse dhe të efekteve psikologjike tek pushuesit, vendas dhe të huaj.  Analiza e Bankës së Shqipërisë evidenton  se efektet afatshkurtra të tërmetit pritet të jenë negative dhe  për inflacionin i cili parashikohet të pësojë një tjëtër ulje me rreth 0.3%. Ndërsa pritet një rritje e defiçitit .

Sipas BSH shtesa në deficitin e qeverisë për vitin 2020, e planifikuar pas ndodhjes së tërmetit, është rreth 10 miliard lekë, ku 7 miliard lekë parashikohet të financohen nëpërmjet rritjes së huamarrjes në tregun e brendshëm. Në planin afatmesëm,efektet e tërmetit në ekonomi parashikohet të ndikohen, ndër të tjera, dhe nga vëllimi e formae financimit të procesit të rindërtimit, si dhe nga kohëzgjatja e shpërndarja e tij në kohë.

Banka e Shqipërisë e lidh efektin e tërmetit në ekonomi edhe me faktin se në Durrës dhe Tiranë janë të përqëndruara bizneset më të mëdha në vend të cilat kanë pësuar dëme.

Ndërkohë për të stimuluar ekonomikë Banka Qendrore ka paralajmëruar lehtësim të politikës monetare në muajt në vijim edhe pse norma e interest është minimumin historik prej 1%.

/abcnews.al

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono