Tërmeti, Rama: Po hetohen 60 kompani në Durrës

07:32 | 06/12/201907:320

Në mbledhjen e radhës të jashtëzakonshme, kryeministri Edi Rama u shpreh se ata që duan të ndërtojnë vetë shtëpi në fshat do marrin , mesatarisht 20 mln lekë të vjetra.

100% të qirasë për një vit për ata që nuk kanë strehë, 65% e njerëzve në nevojë hyjnë në ditët në vijim, ky proces Ogerta duhet ndjekur nga ti pavarësisht se bashkia Tiranë e ka përgjegjësinë direkte. Thjeshtë një sy nga ana e qeverisë është i nevojshëm. Sot e vijim do të akomodohen të prekurit nga tërmeti i shtatorit. Të bëhet gati për shtëpitë individuale. Për ata që janë në fshat dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpitë tu japim financim, mesatarisht 20 mln lekë të vjetra, pasi fitojnë kohë dhe nuk rrinë të presin të vijë dikush, por me një supervizionim që të garantojë të gjithë parametrat. Shtëpitë individuale së bashku me komunitetin dhe shoqatat e solidaritetit, rruga tjetër me para në dorë për ata që paraqiten dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpinë“, tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë shtoi  se  plani i hetimit vijon dhe se në Durrës janë 60 kompanië që po hetohen në Durës. Po ashtu Rama thekosi se me planin e rindërtimit ka një problem pasi mungon fuqia punëtore.

Në Tiranë dhe Durrës është gati të fillojë procesi i meremetimeve, në Durrës janë 12 kompani, unifikoni procedurën me Tiranën, për 24 orë të jepet leja, por plani i supervizionimit të jetë i joni. 60 firma në Durrës janë të regjistruara nga policia dhe hetimi përkatës si kompani që lidhen me godina të ndërtuara, 12 janë gati, një apel të tjera që të vijnë, nëse duan të lajnë një pjesë të shpirtit të tyre në këtë proces. Hetimi vijon. Janë 30 persona në grupin e hetimit të policisë kriminale bashkë me prokurorët që po mbledhin dokumentet. Nuk ka asnjë provë që fshihet të gjitha vendngjarjet janë të mbyllura nga pikëpamja e dokumenteve, provave, fotografimi, etj. Duhet bërë edhe lista e kompanive që përmbushin parametrat e sigurisë që do të jenë pjesë e shortit për ti ftuar më pas në programimin e rindërtimit. Ky program kërkon një fuqi punëtore të madhe. Kemi një problem me fuqinë punëtore, të marrim edhe nga jashtë. Duhen mijëra njerëz që do të përfshihen në punë. Në seancën e datës 19 ta kalojmë në parlament, që e kemi bërë gati që në tetor për aksesin e fuqisë punëtore nga jashtë“, tha kryeministri.

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono