Tërmeti/ Komandanti i FSK në Abc News: Ndihmuam vëllezërit tanë

20:17 | 11/12/201920:170

Komandanti i FSK, Gjeneral Rrahman Rama në studion e Abc News me gazetaren Linda Karadaku ka rrëfyer detaje nga operacioni pas tërmetit tragjik në Shqipëri.

Gjenerali e cilëson si obligim kontributin e forcave të FSK në momentet më të vështira për Shqipërinë.

Informacionin për operacionin i kemi marrë nga ushtria shqiptare dhe i falenderojmë për mbështetjen. Ne kemi kryer detyrën tonë, kemi ndihmuar vëllezërit tanë.

Isha në Thumanë, me presidentin, dhe fakti që trupat tanë kanë vepruar me trupat greke, një shtet që nuk e ka njohur Kosovën…”, thotë ai, teksa shton se edhe situata e krijuar nga tërmeti është një luftë në llojin e vet“.

Është një luftë pak më specifike, por kjo është e llojit të vet. Është e vështirë për tu parashikuar, por ne duhet të kryejmë obligimin”, tha Gjenerali.

I petur nga gazetarja për faktin se gjatë operacionit kanë bashkëpunuar edhe me forcat serbe, Rama thekson se këto janë ngjarje të jashtëzakonshme.

Po e përmenda edhe më herët në raste të jashtëzakonshme, nuk njeh fe, parti, kulturë, është njerëzore. Ne na ka gëzuar fakti që ata kanë qenë të gatshëm”, u shpreh ai./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono