Tërmeti i kthen në mesjetë, familja që fle në kotec me pulat: Kërkojmë një çadër

17:55 | 07/12/201917:550

Tërmeti e ktheu jetesën e tyre si në mesjetë. Një familje në fshatin Bishqem të Peqinit e kalon natën në kotec bashkë me shpendët, pasi tërmeti u dëmtoi banesën. Familja bën apel për një çadër nga autoritetet.

Duket sikur jetojnë në mesjetë… Familja Çerri me banim në Bishqem të Peqinit natën e kalon në kushte çnjerëzore. Flenë së bashku me pulat e me gjelat dhe ky grumbull misrash është kthyer në shtratin e tyre.

Tërmeti dëmtoi banesën e tyre. Arta e Myrtezai kërkojnë ndërhyrjen e strukturave të shtetit.

“U thyen kollonat, shtëpia u ça, morëm batanijet dhe kemi hyrë në kasollen e pulave. I lutemi shtetit që të na ndihmojë. Ishim në sera dhe nuk na la Bashkia”.

Për momentin kanë vetëm këtë kërkesë modeste.

“Kërkojmë nga shteti që të na bien një çadër”.

Edhe në Qarkun e Elbasanit janë dëmtuar disa familje nga tërmeti i 26 nëntorit. Dhjetra prej tyre po qëndrojnë në rrugë, në çadra, stalla apo kotecë pulash./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono