Tërmet i fortë në Itali, me magnitudë 5.2 ballë 

22:09 | 16/08/2018

Një tërmet me magnitudë 5.2 është ndjerë të enjten mbrëma në lokalitetin Molize, në jug-lindje të Italisë. Lëkundja është regjistruar në orën 20:19 dhe me epiqendër në Monteçilfone të provincës Kampobaso. Mediat italiane raportojnë për dëme të lehta materiale në banesat e qytezës Palata, ku janë verifikuar krisje të mureve dhe dëme të brendshme.

Mësohet se tërmeti ka shkaktuar panik tek banorët e zonave në fjalë, të cilët kanë dalë në rrugë. Tronditja është ndjerë edhe në zona të tjera si: Rieti dhe Alto Velino, ku ka patur edhe persona lehtësisht të lënduar.

Në rajonin e Kampanias lëkundja ka prekur qytetin e Napolit, si dhe lokalitetet avelineze dhe Sanio, ku katet e para të ndërtesave janë tronditur. Tërmeti i së enjtes është i dyti brenda 48 orëve të fundit në Itali./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono