Tërmeti, Gjinushi: ASH është e gatshme të bëjë rolin e organizatorit

17:24 | 09/12/201917:240

Kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi ishte i pranishëm në mbledhjen e dytë të Komitetit të Rindërtimit.

Gjinushi theksoi se ASH është e gatshme të bëjë rolin e organizatorit në këtë rast.

Mendoj se gjërat janë kapur siç duhet. Por unë doja të marr një çështje, studimet që bëhen për sizmologjinë etj. Në të ardhmen të zbatohen kodet europiane. Studimet për këtë ekzistojnë dhe vlerësoj se këtë detyrë mund ta marrë Akademia e Shkencave. Ne jemi gati të jemi organizatori, madje të ngremë edhe një strukturë të përkohshme. Jemi konsultuar edhe me qendrat dhe akademitë rajonale, për të bërë qoftë akademi rajonale për këtë çështje. Por kryesorja është që të ndërtohen harta për situatën. Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora etj janë disa vatra që kanë rrezikshmëri. Ndërtimet në Shqipëri duhet të jenë të garantuara”, u shpreh Gjinushi./abcnews.al

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono