Tepelenë/ Kapen rreth 600 kg kanabis, arrestohen babë e bir


20:07 | 13/03/2018

Një operacion i madh antidrogë është kryer në fshatin Dukaj të Tepelenës. Mësohet se janë sekuestruar rreth 600 kg kanabis sativa në banesën e shtetasit Delo Kordha, 59 vjeç. Ai është arrestuar nga policia në flagrancë sëbashku me të birin 29-vjeçar, Zeman Kordha.

Ndërsa policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim djalin tjetër të familjes Kordha. Informacionet për sasinë e madhe të kanabisit janë marrë në rrugë operative.

Ende nuk dihet se cili do të ishte destinacioni përfundimtar i drogës./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono