Tentuan të kalonin kufirin, kapen 18 klandestinë në Kapshticë

16:31 | 06/12/2018

18 refugjatë të paligjshëm, të cilët tentuan të kalojnë kufirin shqiptar janë ndaluar në pikën doganore të kalimit në Kapshticës. Refugjatët e ndaluar ishin shtetas sirianë, marokenë dhe afganë.

Sipas policisë ishin të ndarë në grupe të ndryshme dhe janë kapur në pika të ndryshme, pranë kufirit të gjelbër, në disa fshatra dhe në Bilisht. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit të Kapshticës në Korçë janë marrë deklaratat e tyre dhe më pas u dërguan në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono