Tensione në Apelin e Shkupit për ngjarjet në Kumanovë

15:50 | 16/05/2019

Seanca gjyqësore në Apelin e Shkupit lidhur me dosjen “Kumanova”, ka nisur me tensione.  Të dënuarit kanë kërkuar hetim ndërkombëtar dhe rrëzimin e dënimeve të dhëna nga Gjykata e Shkallës së parë.

“Nuk duam t’i dëgjojmë pallavrat tuaja, duam hetim ndërkombëtar. Ne nuk e njohim këtë shtet, kjo është Shqipëri, dhe Shqipëri do të jetë”.

Kështu ishte atmosfera sot në seancën e apelit, ku duhej të shqyrtohet vendimi i shkallës së parë për Grupin e Kumanovës.  Ata kishin përzgjedhur Genc Sefajn, për të lexuar deklaratën e përbashkët, por gjykatësja nuk lejoi. As Grupi i Kumanovës nuk dëshironin ta dëgjojnë gjykatësen, e as gjykatësja grupin.

“Sot në këtë seancë gjyqësore ndjehem i privilegjuar të jem i zgjedhur nga bashkëluftëtarët dhe të flas në emrin e të gjithëve. Mos u merr me të, lexo atë që ke me lexua.  Iu ftoj me një minutë heshtje ti nderojmë heronjtë tanë të cilët ranë për të mos vdekur kurrë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Ju lutem qohuni, e pastaj gjykata le të bëj punën e vet. Lavdi. Unë do të ta jap deklaratën në emër të grupit. Zonja gjykatëse, ne kemi katër vjet që durojmë këtu”.  

Njëri prej të dënuarve madje edhe e shau gjykatësen dhe përkthyesen e cila deshi të përkthejë. Pas leximit të deklaratës, grupi vendosi që ta bojkotoj seancën dhe të largohet nga salla./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono