Tension mes Parisit dhe Romës, Salvini: Franca të kërkojë falje

13:20 | 13/06/2018

Vijojnë tensionet mes Italisë dhe Francës për shkak të emigrantëve. Ministri i Brendshëm i qeverisë së Romës, i bën thirrje presidentit francez Macron, që të kërkojë falje dhe të presë 9 mijë emigrantë.

Vijon situata e tensionuar mes Francës dhe Italisë për shkak të rastit me anijen “Aquarius”: ministri i Jashtëm, Enzo Maovero thërriti për sqarim ambasadorin transalpin, Christian Masset. Por më i ashpër dhe më i drejtëpërdrejtë ishte reagimi i ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini.

“Ne nuk kemi asgjë për të mësuar nga askush për sa i përket solidaritetit. Historia jonë nuk meriton të trajtohet në këto kushte nga anëtarët e qeverisë franceze që shpresoj të kërkoj falje”, u shpreh Salvini, duke raportuar në Senat për rastin e anijes “Aquarius”.

“Macron të kalojë nga fjalët në fakte dhe nesër të presë 9 mijë emigrantët që ishte angazhuar t’i strehojë”, shton ai.

Salvini thekson se francezët bëjnë si fenomenë, por nga ana tjetër kanë refuzuar më shumë se 10 mijë persona në kufinjt me Italinë, mes të cilëve shumë grad he fëmijë. Lidhur me fluksin e lartë të emigrantëve nga Afrika e Veriut, ministri akuzoi qeverinë e Parisit duke thënë se kjo ndodh falë destabilitetit të dërguar nga francezët në Libi.

Sa i përket rastit të anijes Aquarius me mbi 600 emigrantë në bord, ai falenderoi qeverinë e Spanjës dhe i bëri thirrje që të presë më shumë emigrantë në të ardhmen. Duke nënvizuar se Italia tashmë është në qendër të vëmendjes, Salvini thotë se ka zhvilluar mbledhje të ndryshme me kolegë të tjerë të BE-së.

“Nëse Europa është, të tregojë veten tani ose të heshtë përgjithmonë”, paralajmëroi ministri.

Ndërkohë, Komisioni Europian ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje për situatën e krijuar në nivel Europian. Ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin e saj për atë çfarë ka ndodhur. Përtej akuzave se Italia ka mbyllur portet e saj, sëfundmi në ka zbarkuar në Katania një anije me mbi 900 emigrantë në bord./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono