Ten Hag: Kalojmë në finale

22:03 | 07/05/2019

Trajneri i skuadrës së Ajaksit, Ten Hag ka lavdëruar Totenham-in në prag të ndeshjes së kthimit. Ajaks fitoi duelin e parë ndaj londinezëve dhe finalja është një hap larg.

Totenham udhëton në Holandë dhe nesër mbrëma kërkon të rikuperojë disavantazhin e sfidës së parë në Angli. Për trajnerin e skuadrës së Ajaks, skuadra londineze qëndron shumë më lart se Real e Juventus. Një ide e momentit, apo pak e tepruar sidoqoftë ky është një vlerësim më shumë për kundërshtarin e së mërkurës mbrëma në “Johan Cruyyf” Arena.

“Kur luan me një ekip anglez, intensiteti i lojës është ndryshe. E pamë me Juventusin dhe Real Madridin. Në ndeshjen e parë, skuadra shkoi në një nivel më të madh. Duhet të fitojmë ndeshjen dhe do të përpiqemi me të gjitha forcat. Është një gëzim të shohësh skuadrën në këtë moment dhe energjia që përcjellin duke luajtur përkrah njëri-tjetrit”.

Ten Hag flet edhe për atë që mund të përmirësohet në krahasim me ndeshjen e vajtjes: “Në ndeshjen e luajtur në Londër, organizimi i mbrojtjes ishte perfekt. Por, duhet të bëjmë mirë aspektin ofensiv. Do të varet edhe nga kundërshtari: duhet të dimë të lexojmë ndeshjen dhe të kuptojmë mirë se si ta interpretojmë”.

Sakaq, David Neres ka pasur probleme të vogla fizike. Trajneri i Ajax, megjithatë, qetëson beson se do t’ia dalë të rikuperohet./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono