Temperatuarat e larta, rrezik për zjarre në disa qarqe të vendit

13:35 | 06/08/2018

Për shkak të temperaturave të larta prej një jave rreziku për zjarre mbetet i pranishëm në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit gjatë ditës së nesërme rrezik më i lartë paraqitet në Qarqet e Shkodrës, Dibrës, Korçës dhe Gjirokastrës. Ndërkohë që në pjesën tjetër të territorit specialistët parashikojnë rrezik të moderuar. Të martën termometri pritet të arrijë deri në 35 gradë celcius në zonat e ulëta, ndërsa mundësitë për reshje janë të vogla. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono