Telashe të reja për Roman Polanski: Akuzohet për përdhunim

15:58 | 09/11/201915:580

Regjizori Roman Polanski është akuzuar sërish për dhunë seksuale, këtë herë nga një aktore franceze, e cila pretendon se ngajrja ka ndodhur 44 vjet më parë kur ajo ishte vetëm 18 vjec.

Një qytetare franceze, Valentin Monier akuzon regjizorin Roman Polanski se e ka përdhunuar në vitin 1975. Fotografe, ish modele në Nju Jork dhe aktore, gruaja ka vendosur të tregojë se është përdhunuare më shumë forcë në Zvicër.

Ajo tregon se Polanski e ka rrahur shumë rëndë deri sa ajo nuk mundi më të bënte rezistencë. Në atë kohë ajo ishte 18 vjec.

Pasi i ka kërkuar disa herë mbështetje personaliteteve si Brizhit Makron apo ministres Marlen Shiapa, Monier ka shkruar në një mesazh: Në vitin 1975 u përdhunova nga Roman Polanski. Nuk kasha asnjë lidhje me të, as personale dhe as profesionale. Sapo e kasha njohur.

Pasi ka marër gjithnjë përgjigje evasive apo pafuqie nga këndvështrimi juridik, për shkak të kohës kur pretendohet se ka ndodhur ngjarja, ajo vendosi të tregojë gjithcka për të përditshmen franceze Lë Parizien. Ajo theksoi se vonesa e reagimit nuk nënkupton se ajo ka harruar, pasi ajo ngjarje e ka ndjekur gjithë jetën.

E bija e dy industrialistëve, në atë kohë ajo sapo kishte përfunduar shkollën e mesme dhe kishte shkuar në mal për të festuar me miqtë e saj, të ftuar nga Polanski. Ajo tregon se regjizori i kishte kërkuar shumë qartë që të kishin një marrëdhënie. Ajo e kishte refezuar por më pas kishte pranuar të darkonte me të.

Por situata u përshkallëzua dhe ajo bamn mend që Polanski e detyroi të pinte dhe një qetësues para se të abuzonte me të. Në atë kohë regjizori ishte 42 vjec. Atëherë ajo mendonte se do ta vrisnin po të tregonte, dhe regjizori i kishte kërkuar falje, për këtë arsye ajo kishte pranuar të mos tregonte gjë.

Polanski, aktualisht 86 vjec, është dënuar në vitin 1977 për dhunë seksuale ndaj të miturve në shtetet e bashkuara të ameriës, vend ku ai nuk mund të hyjë më. Bashkëshortja e tij Sheron Tejt u vra nga sekti i drejtuar nga Çarls Menson në vitin 1969, në atë kohë ajo ishte shtatzënë.

Aktualisht ai jeton në francë, me bashkëshorten e tij, një aktore, dhe dy fëmijët e tyre./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono