Teknologjia për qytetet, kërkuesit mblidhen në Tiranë

16:11 | 15/03/2018

Kërkues shkencorë nga universitete të ndryshme në botë janë mbledhur në Tiranë, për të diskutuar risitë në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Mirëmenaxhimi i qyteteve përmes teknologjisë ishte tema kryesore e konferencës ndërkombëtare.

Të përdorësh teknologjinë për të menaxhuar një qytet.

Kërkues shkencorë nga universitetet japoneze, kineze, amerikane, ruse, spanjolle, franceze e të tjerë e vunë në thelb të diskutimeve të tyre në konferencën ndërkombëtare për teknologjinë e informacionit, e cila edicionin e gjashtë të saj po e zhvillon në Tiranë.

Vincezo Loja nga Universiteti i Salernos prezantoi projektin Smart dhe Safe City.

Një projekt ky, se si sensorët e instaluar në godina të ndryshme ndihmojnë për identifikimin e vendndodhjes së një krimi në kohë reale.

“Është një nga konferencat më të mira në botë në fushën e ICT, veçanërisht teknologjitë internet, data ëeb, smart cities dhe sigurisht që ka një impakt jo vetëm në fushën e kërkimit shkencor, që është shumë e rëndësishme, por edhe ka një impakt aplikativ në qytete të zhurmshme si Tirana, të cilat kanë nevojë për teknologjinë në mënyrë që të menaxhohen më mirë”.

Por që risitë në fushën e teknologjisë të mos mbeten vetëm projekte teorike, profesori shqiptar në Institutin e Teknologjisë në Fukujoka në Japoni tërheq vëmendjen për më tepër fonde.

“Të realizosh diçka praktike, ti ke nevojë dhe për fonde. Dhe këto fonde në Shqipëri janë pak më të vështira që t’i gjesh, por me këto kumunikimet që kemi me fakultetin e Teknologjisë së Informacionit ne kemi bërë edhe punime të përbashkëta”.

Konferenca do të vijojë deri më 17 Mars në mjediset te Universitetit Politeknik në Tiranë./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono