Tedi Papavrami rrëfehet për Beethoven dhe shqipërimin e veprës së Kadaresë

18:00 | 11/05/2019

Violinisti i njohur Tedi Papavrami në një intervistë për Abc News rrëfen detaje rreth koncertit të së hënës me sonatat e Beethovenit. Nga ana tjetër, artisti tregon edhe momentet e përkthimit në frëngjisht të veprës së Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden”.

Virtuozi i violinës Tedi Papvrami, rikthehet , pas  shumë vitesh tek fillesat e formimit si artist, në Liceun Artistik  “Jordan Misja”, në sallën e re të koncerteve “Toni Arapi”.

Ai bën testin e sallës së re dhe i duket e mirë në aspektin akustik.

Notat e nostalgjisë janë të forta, e madje ushqim i domosdoshëm për një artist.

Violinisti Tedi Papavrami dhe pianisti François Frederic Guy  do sjellin për publikun sonatat 2, 7 dhe 10 të Beethovenit. Të cilat do të sjellin gjendje të ndryshme emocionale në koncertin e së hënës. Tedi Papvrami, veçon pikërisht krijimin e fundit të Beethovnit, ngjizur prej gjeniut, kur ai humbi thuajse tërësisht dëgjimin.

Publiku shqiptar gjithnjë e frymëzon artistin në interpretim.

Letërsia dhe përkthimi e kanë shoqëruar prej vitesh, Papavrami, tashmë ai po i jep frymë në frëngjisht veprës së fundit të Ismail Kadaresë, “ Kur sunduesit grinden”.

Për Tedi Papavramin, kjo vepër ka nota autobiografike. Ai jep opinionin e tij lidhur mes marrëdhënies se artistit me diktaturën.

Stili i të shkruarit në këtë vepër sipas tij është me lakonik , apo dritare, e kjo i shton vështirësi në përkthim.

Ciklin përmbyllës të sonatave të Beethoven do i realizoi vitin e ardhshëm me sonatat 5, 8 dhe 9

Violinisti Tedi Papavrami dhe pianisti François Frederic Guy  bashkëpunojnë prej 10 vitesh, ata kanë publikuar  3-CD-i me veprën e plotë për violinë edhe për pianot Beethoven./ABC News Albania 24/7   



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono