TEC-i i Korçës, Klosi: Mosdhënia e lejes, revokim i përhershëm dhe i pakthyeshëm

22:15 | 18/03/201922:150

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bën të ditur se vendimi për TEC-in e Korçës ka të bëje me një revokim të përhershëm dhe të pakthyeshëm. Lajmin e bëri të ditur ministri Blendi Klosi gjatë fushatës “Krijo Oksigjenin Tënd” në Ersekë.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit jep përgjigje të prerë për spekulimet për TEC-in me avull që ishte parashikuar të ndërtohej në zonën e Korçës. Gjatë një aktiviteti në Ersekë, ministri Blendi Klosi deklaroi se mosdhënia e lejes për një projekt të tillë është revokim i përhershëm dhe i pakthyeshëm

Blendi Klosi: Pezullimi dhe mendoj që revokimi i përhershëm dhe i plotë e i pakthyeshëm nga Ministria e Mjedisit ka qenë një vendim i drejtë nga pikëpamja inxhinerike, pasi ekspertët arritën të kuptonin se nuk kishte mundësi që afër qytetit të kishte një TEC të tillë pasi krijonte shumë problematika mjedisore për qytetin. Po ashtu pamë edhe opinion e qytetarëve, të cilët janë shumë më tepër në mbrojtje të natyrës, gjelbërimit dhe shumë larg ndërtimeve të tilla. Ai TEC pranë qytetit të Korçës nuk do të bëhet asnjëherë.

Edhe kreu i Bashkisë së Korçës e falënderoi dhe e vlerësoi ministrin Klosi për vendimin në lidhje me TEC-in me avull të Korçës. Deklaratat e ministrit Blendi Klosi për TEC-in u bënë gjatë fushatës “Krijo Oksigjenin Tënd” në zonën e Ersekës ku ka nisur mbjellja e 200 pemëve të gështenjës dhe akacies, të cilat kontribuojnë në mjedis dhe ekonomi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono