Teatri Kombëtar, Mazniku: Sipërfaqja e tij nuk preket

14:43 | 31/07/201914:430

Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar nuk do të preket. Kështu thotë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku, i cili thekson gjithashtu se me projektin e ri Teatri do të përfitojë dhe 8 mijë metra katrorë hapësirë.

Këto janë mjediset pas Teatrit Kombëtar në Tiranë. Kryetari dhe anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak një ditë pasi morën detyrën zgjodhën të vizitojnë këtë hapësirë. Me situatën i njohu nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku.

“Ajo çfarë shohim këtu janë magazina në pronë të bashkisë, por që janë në një gjendje të tmerrshme; magazina të vjetra që mbajnë materiale që nuk janë në përdorim, të mbetura nga një kohë e mëparshme, që sot nuk kanë asnjë funksion të mirëfilltë publik. Një pjesë tjetër e hapësirë është bërë parkim, por kjo është zona e cila do të shkojë në për zhvillim, ndërkohë që pjesa e Teatrit Kombëtar, pra sipërfaqja që sot i përket teatrit, do të mbetet sipërfaqe për teatrin. Po ashtu, do kemi mundësi të përfitojmë më shumë se 8000 metra katrorë ndërtesë të re teatri, sipas standardeve më të mira të mundshme që kërkon një Teatër Kombëtar”, tha ai.

Godina aktuale e Teatrit Kombëtar sipas nënkryetarit të bashkisë është ndërtuar me një material të dobët dhe nuk mund të riparohet.

“Pamë edhe materialin me të cilin është ndërtuar ndërtesa e teatrit, populiti i famshëm, i cili është bërë pothuajse një shekull më parë, por provë e qartë e faktit se kjo ndërtesë në mënyrën se si është bërë nuk ka asnjë mundësi dhe shans të funksionojë apo të qëndrojë në kohë, apo të riparohet a të ristrukturohet”.

Ndërkohë gjendja në të cilën ndodhet sot ndërtesa nuk plotëson asnjë kusht për të qenë një teatër i mirëfilltë kombëtar./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono