Teatri i ri Kombëtar, aktori Helidon Fino: Të ndërtohet aty ku është

15:30 | 04/08/2019

Teatri i ri Kombëtar sipas aktorit Helidon Fino duhet të ndërtohet aty ku është.  Godina aktuale thotë aktori është amortizuar dhe atyre i është dashur të interpretonin në kushte të vështira.

Zërave pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar i është bashkuar dhe aktori Helidon Fino.  Aktori tregon se shpesh i është dashur të interpretojë në kushte të vështira për shkak të amortizimit të godinës aktuale.

“Në shtator bëj 24 vjet në teatër që do të thotë 24/24 orë dhe e kam shoqëruar këtë institucion në të gjitha mënyrat në aktivitetet artistike, në momente të ndryshme politike sidomos dhe në momentin kryesor të përfolur që është godina, e cila ka ardhur në një moment amortizimi total ku unë të paktën vitet e fundit sjell në memorje interpretimet e mia në skenë në -2 gradë dhe në 40 gradë, dhe kjo është fakt dhe është absolute. Mendoj dhe për të gjithë komunitetin sigurisht që nuk më ka pëlqyer ndërhyrja e politikës për këto ndarje të komunitetit sepse kur hyn politika ndan edhe një familje në dysh dhe jo më një komunitet dhe një komb”.

Helidon Fino mendon se Teatri i Ri Kombëtar duhet të ndërtohet në territorin e tij dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejt.

 “Kërkesa dhe kauza jonë është që Teatri Kombëtar duhet të ndërtohet i ri në territorin e vet që i takon, në sipërfaqen që i takon, në të gjithë parametrat bashkëkohor që i takojnë dhe është përgjegjësia e qeverisë që ta kryejë këtë sa më shpejt dhe jo më vonë jo vetëm për faktin që kanë kaluar mjaft vite 10-20 vjet me këtë diskutim, por mos të kalojnë dhe 18-20 vite të tjera sepse në këto diskutime dhe mundësi të vjetra duket sikur edhe brezat do t’i vjetrojnë para kohe. Është e nevojshme absolutisht dhe është një moment vullneti politik, por besoj edhe kombëtar dhe i komunitetit, që teatri të ndërtohet sa më shpejt aty ku është në sipërfaqen e vet ku i takon me të gjitha parametrat”.

Fino gjithashtu thotë se qeveria duhet të vërë në dispozicon të artit dhe kulturës një buxhet më të madh që aktorët sipas tij të mos interpretojnë me gjysma skenash apo gjysma kostumesh./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono