Teatri Eksperimental çel sezonin artistik i pari, ende i paqartë drejtuesi

18:30 | 06/01/2019

Teatri Eksperimental çel i pari sezonin artistik këtë fundjavë me shfaqjen”Babagjyshi ekziston”. Ndërkohë që në nga 9 janari deri më 13 janar do të shfaqet komedia “Boeing Boeing” me regji të Kiço Londos.  Ndërkohë që drejtuesi i këtij institucioni është ende i paqartë. Pas mbarimit të mandatit të Kiço Londos në garë me të ishte Jonida Beqo, e cila ka marrë OK e ministres Kumbaro e tashmë pret dekretimin nga kryeministri Rama.

Megjithëse ende nuk ka një drejtues zyrtar për Teatrin Kombëtar Eksperimental, pas mbarimit të mandatit 4 vjeçar të Kiço Londos e ku në fund të dhjetorit në garën e hapur nga Ministria e Kulturës ishin Kiço Londo dhe ish-drejtoresha e Qendrës  Kulturore të Tiranës dhe Teatrit të Metropolit Jonida  Beqo. Para largimit nga posti i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro meësohet se ka dhënë OK për Jonida  Beqon në krye të Teatrit Eksperimental, por tashme pritet që Beqo të marrë miratimin nga Këshilli i Ministrave.

Nga ana tjetër Teatri Eksperimental drejtuar nga Kiço Londo është i pari që çel sezonin artistik këtë fundjavë  me shfaqjen për fëmijë “Babagjyshi ekziston”.

Ndërkohë që më 9 janari rinis sezoni edhe për të rriturit në Teatrin Eksperimental, me komedinë  “Boeing Boeing” në regji të Kiço Londos.

Kjo komedi edhe pse është ngjitur në skenë një vit me parë duket se zgjon interes tek publiku kryeqytetas.

9, 10, 11, 12 dhe 13 Janar “Boeing Boeing” me Amos Muji Zaharia, Gentian Zenelaj, Rudina Dembacaj, Alessia Xhemalaj, Linda Jarani, Adriana Tolka.

Komedia më e pëlqyer nga publiku plot me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, aventura dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe.

A do të mundet Don Zhuani gënjeshtar ta mbajë në këmbë këtë maskaradë, apo do të ndodhë katastrofa?




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono