Të shtëna në një shkollë të mesme në Florida


22:50 | 14/02/2018

Të shtëna armësh zjarri janë dëgjuar në një shkollë të mesme në Parklend të Floridës në Shtetet e Bashkuara. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet lokale, të cilat flasin për viktima dhe të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, speciale dhe agjentë të FBI-së, që po kryejnë kërkime për autorin dhe po evakuojnë nxënësit. Mediat amerikane bëjnë të ditur se të plagosurit janë rreth 20 persona dhe shtojnë se prindër të shumtë janë mbledhur përreth perimetrit të sigurisë të ngritur nga policia.

Ndërkohë, ngjarja po ndiqet me vëmendje edhe nga Shtëpia e Bardhë. Zyra e shtypit pranë selisë presidenciale ka njoftuar se presidenti Trump është informuar për të./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono