“Të pastrojmë Shqipërinë”/S’ka doreza e maska, aksioni ka më shumë kosto se dobi

17:31 | 22/11/201917:310

Nismëtarët e aksionit “Të pastrojmë Shqipërinë” nuk sigurojnë për të gjithë mjete mbrojtëse, si doreza apo maska. Po dhe në ato raste që shpërndahen doreza, ato janë të një cilësie të dobët. Ato mund të çahen dhe infektojnë nxënësit dhe qytetarët. Sot në të gjithë vendin administrata dhe nxënësit lanë me detyrim punën dhe shkollën.

Shqipëria pastrohet pa doreza dhe mjete të tjera mbrojtëse për shëndetin si maskat. Dhe në ato raste që shpërndahen doreza ato janë të një cilësie të dobët dhe nëse çahen mikrobet ndikojnë negativisht në shëndetin e nxënësve apo punonjësve të administratës që ka dalë në rrugë për të mbledhur mbeturina me detyrim. Në Vlorë administrata e Bashkisë ka lënë punët dhe hallet e qytetarëve dhe ka pastruar Pyllin e Sodës i cilësuar si një zonë me ndotje të lartë. Shumica e punonjësve duken qartë dhe nga pamjet se kanë vetëm një dorezë dhe asnjë maskë.

Është e qartë që nismëtarët e aksionit mbarëkombëtar “Të Pastrojmë Shqipërinë” edhe këtë vit nuk siguruan mjete mbrojtëse që nxënësit dhe qytetarët të mos rrezikojnë shëndetin.

Në këto kushte është pastruar në të gjithë vendi. Më në rrezik janë fëmijët për shkak dhe të imunitetit të dobët të tyre. Fotoja s’ka nevojë për koment. Po nëse dikush sëmuret kush mban përgjegjësi?

Një ditë e tillë veç aspektit sensibilizues është e qartë që ka më shumë kosto se dobi, pasi nuk mjaftojnë vullnetarizma sporadikë që vendi të pastrohet nga mbeturinat. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono