Të paktën 30 viktima në Bahamas nga kalimi i uraganit Dorian

11:10 | 06/09/201911:100

Bilanci i viktimave në Bahamas si pasojë e uraganit Dorian mund të jetë i paimagjinueshëm. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësië i cili tha se aktualisht me mijëra persona rezultojnë  të zhdukur. Në Karolinën e Jugut janë mbi 230 mijë banesa dhe biznese që kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e uraganit Dorian.

Rreth 220 mijë shtëpi dhe biznese në Karolinën e Jugut kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e uraganit Dorian. Lajmi u konfirmua nga shoqëritë energjitike vendore. Mes qyteteve të prekura nga ndërprerja e energjisë elektrike janë Çarlston, Berklei dhe Dorcester. Numri i klientëve që kanë mbetur në errësirë shkon në 267 mijë përfshirë dhe disa zona të Karolinës së veriut. Ndërkohë bilanci i fundit i uraganit Dorian në Bahamas shënon të paktën 30 viktima sipas autoriteteve vendore.

Por numri i viktimave mund të jetë dhe më i lartë, aq sa qeveria e Bahamas foli për një bilanc të mundshëm katastrofik. Ndër të tjera sipas autoriteteve me mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur. Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi se opinioni publik duhet të përgatitet për informacione të paimagjinueshme për sa i përket bilancit të viktimave dhe vuajtjeve njerëzore. Sipas mediave në vend, gjendja aktuale e ishujve Abako është e tmerrshme.

Përveç trupave të pajetë që janë vendosur në mënyrë të përkohshme në një vend të hapur, mungon furnizmi me ujë dhe ushqim. Ndërkohë janë krijuar grupe të veçanta policore për të mbrojtur banesat e braktisura nga grabitjet e mundshme. Panamaja ka dërguar në vend tetë ton ushqime, gjeneratorë dhe mjete të tjera të domosdoshme. /ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono