“Të ndryshojmë sistemin zgjedhor”, Murrizi: Haramin nuk e do e gëzojë askush

10:45 | 04/07/201910:450

Sipas deputetit të opozitës, Myslim Murrizi, duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor që vjen si pasojë e Kushtetutës së vitit 2008. Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare të kësaj të enjteje, ai deklaroi se në 29 vjet demokraci janë bërë marrëveshje vetëm për pazare.

Ndër të tjera, deputeti tha “rruga e mbarë i qoftë” nëse ka ndonjë politikan që meriton të shkojë në burg nga drejtësia e re, pasi sipas tij haramin në këtë botë nuk e ka gëzuar dhe nuk do ta gëzojë askush.

“Për mua dhe të gjithë këta hajde t’i hapim që sot, por ju s’doni, ndaj do ta kushtëzojmë votën tonë edhe për ligjet e reformës në drejtësi, edhe për të shpall shokun Mehmet armik dhe për t’ia vënë prangat atje te komiteti qendror. Vetëm me ndryshimin sistemit zgjedhor. Ta ndryshojmë sistemin zgjedhor, ta ndryshojmë këtë Kushtetutë formale dhe super të pistë të Prillit të 2008-s që pastaj t’i drejtohemi sovranit kurdo që vijnë kushtet. I vetmi vend që bëjmë ligje dhe kërkojmë të ulemi në tavolinë për marrëveshje. Jo, jo, marrëveshjet bëhen para se të vish në këtë sallë.

Kur marrëveshjet kthehen në ligj, s’ke pse bën marrëveshje pastaj. 29 vjet që bëjmë ligje këtu dhe kërkojmë marrëveshje vetëm për pazare për të ndarë me njëri-tjetrin, apo për të mbrojtur me njëri-tjetrin nga pisllëku që kemi bërë me taksat e qytetarëve shqiptarë në këtë vend. Ndaj nga Presidenti, ish-Presidenti, Kryeministri, ish-Kryeministri, ministrat që janë këtu, ata që janë ulur atje, këta që janë ulur këtu, nëse meritojnë nga kjo drejtësi e atyre ustallarëve matanë oqeanit për të shkuar në burg të Reçit, rrugë e mbarë i qoftë, për ndonjë që mund të njohim individualisht mund të shkojmë ta shohim t’i çojmë ndonjë paketë duhani. Haramin në këtë botë nuk e ka gëzuar askush, nuk e besoj se do ta gëzojnë këta. As çunat që ishin, as çunat që keni ju këtu”, tha Murrizi.

Parlamenti diskuton sot projektligjin për përmbarimin privat, i kthyer për rishqyrtim nga Presidenti Meta./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono