Të moshuarit në Shqipëri, 13% e popullsisë

16:45 | 26/09/2018

Shqipëria është një ndër shtetet e fundit në Europë që po përballon efektet e moshimit. Mosha mbi 65 vjeç përben 13% të popullsisë, ndërkohë që rreth 92 mijë persona të kësaj grupmoshe jetojnë të vetmuar. Rreth 50% e të moshuarve vuajnë nga sëmundje kronike, ndërkohë që 25% nuk kanë mundësi financiare të blejnë ilaçe.

Popullsia në Shqipëri po plaket me shpejtësi dhe vendi ka nisur të përjetojë efektet e moshimit. Nëse në vitet ’90 mosha mbi 65 vjeç përbënte rreth 3.5% të popullsisë, sot ka arritur në 13% e saj. Ndërkohë që sipas Rrjetit Shqiptar te Moshimit 1/3 e të moshuarve e konsiderojnë veten të varfër. Mbi 15% nuk kanë mundësi të shkojnë tek mjeku dhe rreth 25% nuk përballojnë dot financiarisht blerjen e ilaçeve, megjithëse 50% e të moshuarve vuajnë nga sëmundje kronike.

Alban Ylli, specialist, Rrjeti Shqiptar i të Moshuarve: “Duhet më shumë guxim për të vendosur prioritetet në Shqipëri në drejtim të adultëve të vjetër dhe të moshuarve. Po fillojmë të flasim për moshën e katërt në Shqipëri. Tradita e shërbimeve shëndetësore shqiptare është shumë e vogël në këtë drejtim. Për fat të keq nuk kemi nga e shkuara traditë shërbimesh për të moshuarit, shërbime geriartrikepo të tjera si këto.”

Ndërkohë, 92 mijë pensionistë jetojnë të vetmuar. 5% e të cilëve janë tërësisht të izoluar. Në këto kushte, sipas shoqatës së pensionistëve, shtëpitë e të moshuarve nuk janë zgjidhje. Kryetari i saj thotë se shteti duhet të paguaj kujdesatarë për të moshuarit.

Faik Xhani, Shoqata “Pensionistët e Shqipërisë”: “Për shembull ne kemi kapacitet gjithsej prej 800 veta në azil. Si do t’i përballojë këto të moshuar? Çdo njeri duhet të ketë sa pensioni social, rreth 10 mijë lekë të rinj. Ne i kemi sugjeruar qeverisë që nëse nuk janë mundësitë për rritje pensioni totalisht, atëhere le ta fillojmë nga ato pensione që janë më të vogla, për një sasi njerëzish të paktën për t’u afruar tek të tjerët. Konkretisht për pensionet minimale ne mendojmë që të paktën të rriten 10% dhe në tërësi 5% në total.”

Specialistët theksojnë se institucionet duhet të përgatiten për probleme të tilla. Integrimi i shërbimeve shëndetësore me ato sociale është një ndër sugjerimet e tyre./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono