“Të mos mashtrojnë veten”, Gjukanovic: Mali i Zi duhet të ketë Kishën Ortodokse

15:59 | 14/02/202015:590

Presidenti malazez Milo Gjukanovic theksoi se Beogradi po përdor kishën ortodokse serbe në Mal të Zi për të ndërhyrë në punët e brendshme të Podgoricës. SPC është një nga “instrumentet e rëndësishëm që përdoret nga ideologët e nacionalizmit”  të Serbisë së Madhe kundër Malit të Zi, kundër pavarësisë së tij, identitetit të tij kombëtar, kulturor dhe fetar, tha Gjukanovic.

Ligji për liritë fetare dhe pronat e komuniteteve fetare i miratuar në fund të dhjetorit, parashikon që shteti të marrë kontrollin e pronave që komunitetet fetare nuk mund të dëshmojnë se u përkisnin atyre para vitit 1918, kur Mali i Zi humbi pavarësinë dhe u integrua në Mbretërinë e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve.

Teksti i ligjit mund t’i referohet një pjese të madhe të 650 kishave dhe manastireve në Mal të Zi. SPC akuzon qeverinë se dëshiron të konfiskojë pronën e saj, duke organizuar liturgji që mbahen dy herë në javë.

Gjukanovic e ka quajtur këtë shantazh duke thënë se kisha ortodokse serbe në Malin e Zi po përpiqet të përdorë besimtarët si një mënyrë presioni ndaj shtetit për të hequr dorë nga ligji, ose për ta detyruar atë të kapitullojë. “Kjo është absolutisht e papranueshme,” tha presidenti malazez, duke theksuar se Mali i Zi duhet të ketë kishën e vet si një mënyrë për të pohuar identitetin e tij kombëtar 14 vjet pas pavarësisë. “Ne udhëhiqemi nga nevoja e padiskutueshme për të përsosur infrastrukturën shpirtërore, sociale dhe shtetërore në mënyrë që të forcojmë ndërgjegjësimin e qytetarëve për identitetin e tyre”, tha ai, duke shtuar se duhet të ketë një Kishë Autonome Ortodokse në Mal të Zi që do të bashkonte të gjithë besimtarët ortodoksë “.

Duke komentuar zgjedhjet që pritet të mbahen në Mal të Zi, Gjukanovic tha se kundërshtarët e tij mendojnë se do tu jepet pushtet pa zgjedhje, duke mashtruar veten. Presidenti malazez theksoi se Mali i Zi do të jetë në gjendje të anëtarësohet në BE në vitin 2025 dhe shtoi se çështja e datës së pranimit nuk është përparësi, por përparësi është suksesi në evropianizimin e shoqërisë malazeze./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono