“Të korrigjojmë gabimin”, komisioneri Varhelyi: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të hapin negociatat në pranverë

11:59 | 09/12/201911:590

Komisioneri për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë, Olvier Varhelyi thotë se BE mund të korrigjoje gabimin e bërë në tetor me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ky është takimi i parë i ministrave të jashtëm në të cilin marr pjesë në funksionin e komisionerit për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë dhe jam shumë i kënaqur me këtë detyrë. Ne zhvilluam një mëngjes pune me ministrat e jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë së bashku me ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian. Debati ishte shumë inkurajues. Duket se mund të ecim përpara dhe të korrigjojmë gabimin që u bë në tetor. Ne duhet të jemi gati për hapjen e negociatave të anëtarësimit me të dyja vendet në pranverë të vitit të ardhshëm”, u shpreh komisioneri për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë Olvier Varhelyi.

Mëngjesi i punës është organizuar me iniciativën e Greqisë për të dëgjuar dy ministrat Cakaj dhe Dimitrov mbi avancimin e përmbushjes së kritereve të caktuara për hapjen e negociatave të anëtarêsimit me dy vendet.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë një mbështetje të gjerë prej më shumë se 15 shtetesh anëtare të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mars të vitit të ardhshëm.

Por, që një vendim i tillë të bëhet i mundur kërkohet unanimitet i të gjitha shteteve anëtare./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono