Të hënën deri në mesditë gjysma e Tiranës pa energji elektrike

11:52 | 19/05/201911:520

Gati gjysma e Tiranës të hënën nga ora 9 e mëngjesit deri në 3 të mesdites do të jetë pa energji elektrike. Kjo për shkak të punimeve që do të kryej Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Përmes një njoftimi për shtyp OSHEE bën të ditur se në shtatë kabina njëkohësisht do të kryhet remont. Si pasojë e punimeve nuk do të furnizohet me energji elektrike një pjesë e Yzberishtit, pallatet e Minierës, rruga “3 Dëshmorët”, rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Kujtim Laro”, rruga “Sitki Çiço”, rruga “Ali Demi”, rruga “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Gjon Buzuku”. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono