Meta “del” nga Presidenca dhe zbret në shesh: Tubim më 8 dhjetor

14:46 | 25/11/201914:460

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në rrjetin social “Facebook” ka reaguar sërish pas thirrjes së tij për tubim mbarëpopullor në sheshin “Demokracia”. Meta kujton edhe njëherë se  Referendumi është një e drejtë Kushteueese. Drejtuar qytetarëve ai thekson se kjo pakicë politike e ka tradhëtuar popullin, “Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve”, shkruan Meta.

Të dashur qytetarë!
Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”!
Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit.
Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998.
Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor!
Shqipëria e Para!🇦🇱

/abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono