“Të gjithë ishin pa ndjenja”, shpërthen zjarri në një fabrikë në Indi, mbi 40 të vdekur

08:30 | 08/12/201908:300

Në orët e para të mëngjesit të së dielës në një lagje të vjetër, në kryeqytetin indian të Delhit, më shumë se 40 njerëz kanë mbetur të vdekur pas shpërthimit të një zjarri në një fabrikë.

Dhjetëra punëtorë po flinin brenda ndërtesës shumëkatëshe në momentin që ra zjarri. Mendohet se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet.

Ministri i Brendshëm Amit Shah e konsideroi  një humbje tragjike të jetës. Ndërkohë kryeministri Narendra Modi tha se zjarri ishte i tmerrshëm dhe se autoritetet po bëjnë ç’është e mundur për të dhënë të gjithë ndihmën e shpejtë në vendin e ngjarjes.

Zona ku ndodhet fabrika, Sadar Pazari, është tregu më i madh tregtar i qytetit.

Për të arritur në vendngjarja ka shumë rrugica të ngushta ndaj kjo bëri të vështirë arritjen e zjarrfikësve. Të paktën 56 njerëz janë transferuar në spital pa ndjenja për shkak të tymit tha shefi i zajrrfikëses.

“Të gjithë ishin pa ndjenja për shkak të tymit,”-tha shefi i zjarrfikëses, Atul Garg./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono