Të diagnostikuarit me diabet, Manastirliu: Fisha falas edhe studentët

17:40 | 14/11/2018

Çdo vit në vendin tonë identifikohen 4-5 mijë raste të reja me diabet. Është një sëmundje që ka nevojë për kontroll periodik dhe trajtim të veçantë. Sipas ministres së Shëndetësisë Manastirliu, do të shtohen kategoritë e pacientëve me diabet që përfitojnë fisha falas, duke përfshirë edhe studentët.

Shifrat zyrtare të personave të diagnostikuar me diabet në Shqipëri janë mjaft alarmante sipas mjekëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Rreth 72 mijë persona në Shqipëri janë diagnostikuar me diabet, por çdo vit identifikohen dhe 4-5 mijë raste të reja me kete semundje. Mjekët endokrinologë thonë se mbetet problem rritja e numrit të fëmijëve e të rinjve te prekur apo të rrezikuar nga Diabeti.

Mimoza Dollenga, mjeke endokrinologe: “Dua të theksoj se përveç moshë 45-60 vjeç që janë më të prekurit, janë dhe fëmijët me diabet tip 2, dmth nga kequshqyerja.”

Sëmundja, sipas mjekëve shkakton komplikacione të rënda shëndetësore, nëse nuk zbulohet apo trajtohet në kohë.

“Në qoftë se nuk kapet dhe trajtohet në kohë sipas protokolleve nga mjeku specialist dhe nga vetë kujdesi i pacientit atëhere komplikacionet janë fatale. Përqindja e të prekurve me sëmundje kardiovaskulare është 2 deri në 4 herë më e madhe se nga personat që nuk kanë diabet.”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Manastirliu deklaroi në një aktivitet ndërgjegjësues se janë lehtësuar procedurat e përfitimit të barnave me rimbursim për të gjithë pacientët e prekur nga diabeti, ndërsa janë shtuar kategoritë që përfitojnë fishat falas.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: “Qeveria shqiptare mbullon më trajtim rreth 72 mijë qytetarë, të cilët vuajnë nga kjo sëmundje nëpërmjet listës së baranve të rimbursueshme dhe mbullohën falas. Por ajo ç’ka ne sjellim të re këtë vit, për të cilën jemi në fazën e miratimit për buxhetin e vitit 2019. Ne do të rrisim fashën e mbulimit me fisha falas deri në moshën 23 vjeç.”

Manastirliu theksoi se qeveria ka garantuar trajtimin e rreth 72 mijë personave me diabet, me një financim prej mbi 16 milionë dollarë në vit./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono