“Taulantia” drejt rikonstruksionit

14:48 | 02/04/2019

Sheshi “Taulantia” në Durrës pas më shumë se 10-viteve do t’i nënshtrohet së shpejti rikonstruksionit duke marrë një pamje te re. Fondi i Zhvillimit Shqiptar ka përfunduar procedurën e tenderimit të kontratës me vlerë 2.8 milionë euro për ndërtimin e shëtitores.

Grumbuj plehrash. Kënde lojërash të vendosura në kaos dhe që pengojnë lëvizjen. Kjo është pamja e të vetmes shëtitore në Durrës, në të cilën nuk është investuar prej një dekade.

Por kjo pamje aspak relaksuese nuk do ta shoqërojë për shumë kohë shëtitoren më të vizituar nga durrsakët dhe turistët. Procedurat e tenderimit të kontratës së investimit me vlerë 2.8 milionë euro kanë përfunduar.

Me vënien në zbatim të projektit synohet krijimi i një parku të vërtetë për t’i ofruar qytetit më shumë hapësira publike, sheshet, hapësira të  gjelbëruara, të ndriçuara dhe parqe për aktivitete sportive.

Investimi parashikon gjithashtu edhe krijimin e një hapësire të re pranë portit, duke u bërë pjesë e shëtitores përgjatë detit. Kohëzgjatja e punimeve nga data e fillimit do të jetë 18 muaj, ç’ka do të thotë se “Taulantia” nuk do të jetë gati për këtë sezon turistik.

Rikualifikimi i shëtitores përfshin gjithashtu edhe shembjen e murit ekzistues përgjatë saj me qëllim krijimin e sa më shumë hapësirave të reja. Nisur nga pozicioni strategjik i kësaj zone është projektuar të ndërtohet edhe një parkim i madh me rreth 170 vende për automjete./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono