Tarifat e mbetjeve urbane, Klosi prezanton projektligjin për kostot


19:04 | 18/03/2018

Tarifat që do të paguajnë qyetarët për mbetjet urbane do përllogariten nga një sistem i unifikuar në të gjitha bashkitë në vend.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përgatitur projektligjin kosto-tarifë, të cilin ministri Blendi Klosi e prezantoi përpara kryebashkiakëve.

“Është e papranueshme që në vitin 2018 të kemi një sistem të çorganizuar të trajtimit të kostove dhe tarifave të trajtimit të mbetjeve urbane duke sjellë kosto të ndryshme nga një bashki në tjetrën, ndaj përgatitja e një formule nga ekspertët e fushës do të bëjë të mundur që të kemi transparencë në llogaritjen e kostove të menaxhimit të mbetjeve urbane, të kemi projekte të qarta e të mbrojtura si dhe kontrata të përcaktuara në bazë të normave dhe standarteve”

Ministri i Mjedisit kërkoi nga kryebashkiakët një menaxhim më të mirë të vendgrumbullimeve të vogla të mbetjeve nga fshati deri në qytetet e mëdha, me qëllim ndarjen në burim të tyre.

Duke i vlerësuar bashkitë si aleatët më të mëdhenj, ministri Klosi kërkoi mbështetjen dhe angazhimin e pushtetit vendor në zbatimin me sukses të fushatës “Pastro dhe Gjelbëro 2020”./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono