Tallje në rrjetet sociale për Interin pas barazimit 2-2 me Torinon

14:50 | 27/08/2018

Kritika dhe tallje për Interin pas barazimit me Torinon në Serinë A. Tifozët janë të zemëruar që skuadra e tyre është pranë fundit të tabelës.

Ishte cilësuar si skuadra anti-Juventus, por e justifikoi këtë vetëm 45’. Interi i sfidës së Serisë A ndaj Torinos, në “San Siro”, ishte ai që njihet më së miri nga tifozët dhe që ka marrë epitetin “i çmendur”.

Lojë magjike në pjesën e parë, aq sa mediat deklaruan se jo gjithçka zikaltër mund të hidhet poshtë, veçse shpërfytyrim I plotë pas pushimit, duke dorëzuar lojën, bashkë me fitoren.

Perishiç e De Vraj ishin autorët e golave për vendasit, veçse Interi nuk është një ekip që mbahet 90 minuta. Beloti shënoi pas gabimit të portierit Handanoviç, dhe Meite barazoi për torinezët.

Tifozët pro dhe kundër nuk u përmbajtën në rrjetet sociale.

Një tifoz tallet kështu: Inter-Torino 3-2, me gol të Modriçit në minutën e 94-ët.

Postimi tjetër, është më presidentin amerikan Tramp që sikur thotë: Të shpenzosh një pasuri për Handanoviçin!

Tallja tjetër për portierin Handanoviç, për gabimin e golit të parë: Nuk e dija se isha në portë!

Ja një gjëagjëzë: Merr vetëm 1 pikë në dy ndeshje, por nuk është Frozinone, kush është?

Nuk shpëton as kroati Perishiç, që shënoi një gol: Kur gjen rezultatin e saktë të ndeshjes Inter-Torino!

Ja edhe postimi për trajnerin Spaleti: Kur në verë të quajnë anti-Juve, por nuk arrin të kalosh as ekipin tjetër të Torinos.

Vetë trajneri interist nuk është dakord me përkufizimin.

“Nuk është e lehtë që ta spjegoj këtë humbje, – tha ai, – nuk di ta them sesi i pësuam golat, por është e qartë se skuadra vuan kur është nën presion. Ju, gazetarët, më thoni se ne jemi anti-Juventusi, por duhet të jemi më parë anti-Napoli, anti-Roma apo anti-Lacio. Për momentin, jemi anti-askushi dhe duhet të përmirësohemi”.

Një humbje dhe një barazim në dy ndeshjet e para të Serisë A, do të thotë se Interi është pranë fundit të tabelës, 5 pikë prapa skuadrave që kryesojnë, dhe jo vetëm Juventusit e Napolit, por edhe një emri modest si Spali. /abcnews.al

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono